“Pesë shqiptarët më të mirë – janë zviceranë”

dardanmiftari | Tuesday, September 11, 2012 | 2 Komente

Zviceranët duket se po bëjnë të pamundurën për të tensionuar sa më shumë sfidën mes Zvicrës dhe Shqipërisë, duke kërkuar me çdo kusht të ngjallin ndjenjën e nacionalizmit dhe për më tepër duke tentuar në të gjitha mënyrat për të ulur imazhin e lojtarëve të përfaqësueses shqiptare të futbollit.

Pas shprehjes “pjatalarës” të përdorur nga Blick kundër mesfushorit të përfaqësues shqiptare, Burim Kukeli, provokimi i radhës vjen nga portali i internetit 20min.ch, i cili rreshton pesë arsyet pse Zvicra duhet të fitojë kundër Shqipërisë.

Një nga këto arsye është se sa herë që zviceranët luanin kundër shqiptarëve, ata arrinin të kualifikoheshin në fazën finale të një turneu, siç ka ndodhur në Botërorin 1966 dhe Euro 2004.

Por, siç transmeton Kosova Sot, provokimi ka qenë pikërisht në arsyen e fundit, që titullohej “Pesë shqiptarët më të mirë janë zviceranë”.

“Pesë yje të kombëtares kanë rrënjë shqiptare. Ata janë: Xherdan Shaqiri (Bayern Munich), Valon Behrami e Blerim Xhemajli (Napoli), Granit Xhaka (Borussia Moenchengladbach) dhe Admir Mehmeti (Dinamo Kiev). Edhe kundërshtari ka ‘legjionarë’, por të një niveli krejtësisht inferior. Këta shqiptarë luajnë për Luganon (Sadiku), Paderborn (Meha), Pas Janina (Lila e Vila) apo Sepahan (Bulku). Kjo nuk është saktësisht bota e futbollit të madh”, shkruhet në këtë artikull, i cili është shoqëruar me komente nacionaliste të tifozëve zviceranë që presin një goleadë ndaj “amatorëve” shqiptarë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

2 comments:

  1. ku jeni shqiptar,ku i keni komentet,kur jan ne pytje te haujt,skeni shuh me fol,a per shqiptar jeni shum patriot,bota fol me fakte e ne me folklore.turp.jemi krenar me shqiptaret e zviceres,ma shum se xhdo kush tjeter kan arrit me i tregu botes se kush jan shqiptaret,vetum mendoni keto dit i ter opinoni evropian e ka komentu ndeshjen ton,forca shqiptar.

    ReplyDelete
  2. Si pas mendimit tuaj ska qka mé ekziztu ekipi kombetar shqiptar? Ma mir mé lu Per tjera kombtare. Si kur Miralem sulejmani Per serbin

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...