Pëson Shqipëria

dardanmiftari | Tuesday, September 11, 2012 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Shqipërisë në takimin e vlefshëm kualifikues për Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Në minutat e para të sfidës të dyja skuadrat ishin të kujdesshme, ndërsa loja zhvillohej kryesisht në mesfushë duke mos rrezikuar portën e asnjërës përfaqësuese.

Rasti i parë i mirë në ndeshje ishte i kombëtares shqiptare (18’). Meha, nga 30 metra lëshoi një goditje të fuqishme qendrore dhe detyroi portierin Benaglio ta grushtojë topin në goditje nga këndi. Ishte minuta e 22-të kur pas një gabimi në mbrojtjen kuqezi, Xherdan Shaqiri mori topin me dorë dhe shënoi. Arbitri e pranoi golin, ndërsa mesfushori i Bayern Munichut nuk festoi për të shprehur respektin ndaj Shqipërisë.


Pas golit të pësuar, lojtarët shqiptarë filluan të krijonin presion duke kërkuar nivelizimin e shifrave. Një rast për t’u përmendur ishte goditja e Ervin Bulkut nga distanca, të cilën e largoi portieri kundërshtar.

Pa përfunduar pjesa e parë, zviceranët kapën në befasi mbrojtjen kuqezi në një sulm tre ndaj tre, por përkundër rastit të rrezikshëm, shpëtoi porta e Ujkanit.

Në gjysmën e dytë, ekipi mysafir zhvillonte një lojë solide duke u përpjekur që të krijonte ndonjë rast për ta barazuar rezultatin, mirëpo një tjetër gabim në mbrojtje ishte fatal për Shqipërinë.

Dallku në tentativë për ta larguar topin pengoi Stockerin brenda zonës dhe arbitri akordoi penalti. Gokhan Inler e mori përgjegjësinë për ta konvertuar në gol (68’). Nuk mungoi festa e Valon Behramit, i cili e festoi edhe golin e parë.

Në vazhdim të ndeshjes, lojtarët e përfaqësueses shqiptare krijuan disa raste, u shfaqën disa herë të rrezikshëm, mirëpo nuk arritën që të shënonin në portën kundërshtare.

Shqipëria mbetet në kuotën e tri pikëve në Grupin E, ndërsa Zvicra ka grumbulluar gjashtë pikë nga dy ndeshje.

Shiko ndeshjen e plotë:

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...