Rooney: Kam shtuar ne peshë

dardanmiftari | Wednesday, September 05, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka pranuar se ai e filloi sezonin e ri në Ligën Premier, duke qenë pesë kilogram më i rëndë se sa në fund të sezonit të kaluar.

Sulmuesi anglez kaloi një verë duke u kënaqur me festime me alkool dhe pa u stërvitur fare. Kjo është reflektuar me një shtim të peshës, i cili po ashtu rezultoi me një lëndim të tij.

“Statistikat po më thonë se kam shtuar në peshë. Edhe nëse nuk jam në pushime dhe jam në shtëpi, unë shtoj në peshë. Këtë radhë, shkaku i disa birrave gjatë verës kam shtuar edhe më shumë në peshë. Pesë kilogram. Pesë ! Unë duhet të punoj shumë, pasi nuk jam si Ryan Giggs vetëm asht dhe muskuj”, ka thënë Rooney.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...