Xavi dhe Casillas fitojnë çmimin e princit
Reprezentuesit e Spanjës, Xavi dhe Iker Casillas, kanë fituar së bashku çmimin e sportistit më të mirë të vitit nga princi i Asturias.
Mesfushori i Barcelonës dhe portieri i Real Madridit, të cilët e fituan çmimin falë kryetarit të FIFA-s, Sepp Blatter, do ta marrin çmimin më 26 tetor në tearin Campoamor në Oviedo.
Çmimi vitin e kaluar ishte fituar nga atleti Haile Gereselassie, teksa në vitin 2010 e gjithë kombëtarja spanjolle u nderua me këtë çmim.
Category: Futboll
0 Komente