Shaqiri: Ishte ndeshje emocionale

dardanmiftari | Wednesday, September 12, 2012 | 0 Komente

Xherdan Shaqiri thotë se ndeshja e mbrëmshme ndaj Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014, ishte plot emocione për të.

Shaqiri ishte ai që hapi rezultatin duke shënuar golin e parë për skuadrën e Zvicrës, dhe është shprehur i kënaqur që ka shënuar, por edhe i dëshpëruar që ka shënuar pikërisht kundër Shqipërisë.

“Ne e kemi ditur që ka me qenë lojë emocionale për neve. Shumë kanë shkruar mediat. Ishte momenti i mirë që shënova, por i keq për Shqipërinë”, ka thënë mesfushori i Bayernit gjatë një prononcimi për Supersport.

Ai po ashtu ka folur edhe për momentin kur kërkoi heshtje pasi shënoi, duke thënë se nuk ka dashur të festojë për golin e shënuar.

“Nuk kam festuar, këtë e patë edhe ju. Kam respekt edhe për Shqipërinë. Familja ime është nga Kosova. Shumë më kanë quajtur tradhtar, por shumë nuk e dinë realitetin. Duhet ditur realitetin, e më pas me folur”, ka thënë Shaqiri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...