US Open, Roddick shtyn lamtumirën

Unknown | Saturday, September 01, 2012 | 0 Komente

Tenisti amerikan, Andy Roddick, ka treguar lojë mbresëlënëse në fitoren prej 3-0 (6-3, 6-4, 6-0) ndaj australianit Bernard Tomic në turneun US Open.

Në ditëlindjen e tij të 30-të (më 30 gusht), Roddick deklaroi se US Open do të jetë turneu i tij i fundit në karrierën profesionale të tenisit.

Megjithatë, me fitoren ndaj Tomic, amerikani e ka shtyrë së paku edhe për një ndeshje lamtumirën e tij.
Në xhiron e tretë, Roddick do të përballet me italianin Fabio Fognini, ndërsa në rast se kalon, në të tetën e finales mund të ndeshet me argjentinasin Juan Martin del Potro.

Nëntë vite më parë, pikërisht në New York ai fitoi titullin e vetëm Grand Slam, ndërsa ky do të jetë vendi nga ku do ta mbyllë edhe karrierën e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...