Xhaka, Behrami dhe Shaqiri lobojnë për Kosovën
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami kanë nënshkruar peticionin për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në organizatën evropiane dhe botërore të futbollit, UEFA dhe FIFA.
Derisa etiketohen “tradhtarë” nëpër kafenetë shqiptare, treshja vazhdojnë t’i prezantojnë shqiptarët më së miri në botë, dhe së fundi kanë ndarë kohë për të lobuar për integrimin e futbollit kosovar në rrafshin ndërkombëtar.
Tre yjet e përfaqësueses së Zvicrës, në prag të përballjes së sotme më Shqipërinë kanë zhvilluar një takim me një delegacion të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të kryesuar nga presidentin Fadil Vokrri.
Pas këtij takimi thuhet se yjet kosovar kanë firmosur një peticion për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. Delegacioni i FFK-së, pas vizitës që kishte zhvilluar dy ditë më parë në Gjermani, tashmë ndodhet në Zvicër, ku në kuadër të lobimit për pranimin e FFK në instancat ndërkombëtare, do të kenë takim të shumta më zyrtar të lart të futbollit zviceranë.
Krerët e FFK-së sonte në mbrëmje do të jenë mysafir special në ndeshjen Zvicër-Shqipëri, ndeshje kjo që luhet në kuadër të ndeshjes së dytë të kualifikuese për Botërorin 2014.
Category: Futboll
0 Komente