Allegri: Milani meritoi një pikë

dardanmiftari | Thursday, October 25, 2012 | 0 Komente


Massimiliano Allegri thotë se Milani meritoi një pikë nga paraqitja në disfatën e mbrëmshme 1-0 ndaj Malagas, të cilën trajneri e vlerëson lartë.
Ekipi i trajnerit Manuel Pellegrini fitoi takimin e tretë në po aq ndeshje në grupin C të Ligës së Kampionëve dhe tash mban kreun me pesë pikë mbi Rossonerët.
“Ne e dorëzuam topin disi shumë lehtë kur sulmonim. Ne duhet ta kishim mbajtur atë më shumë. Një barazim do të kishte qenë rezultati i duhur”, ka thënë Allegri para gazetarëve.
“Malaga nuk më befasoi mua. Ata kanë lojtarë të mirë, me teknikë të mirë”, ka shtuar më tej italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...