Ancelotti i kënaqur me fitoren

dardanmiftari | Thursday, October 25, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, ishte i kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Dinamo Zagrebit dhe është optimist për shanset e tyre për t’u kualifikuar në fazën e mëtejme.
“Jemi shumë të kënaqur. Ne kishim një qasje të mirë, e kontrolluam ndeshjen. Nuk ishte e mahnitshme, por ishte një ndeshje e mirë”.
“Ne mund të kishim shënuar më shumë, por ky është një rezultat i mirë dhe një paraqitje e mirë. Ibra shënoi një gol të rëndësishëm, por është e vërtetë se ai ishte më pak i saktë se zakonisht para golit”.
“Pozita jonë në grup është e mirë. Ka edhe tre ndeshje të mbetura dhe ne shpresojmë të kemi nëntë pikë para se të luajmë kundër Kiev dhe Porto. Kjo do të na jepte neve shanse të mira kualifikimi”, ka thënë Ancelotti. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...