Barazon Juventusi
Zonja e Vjetër nuk ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë të fazës grupore, bardhezinjtë kanë barazuar me rezultat 1-1 kundër Shakhtar Donetsk.
Bianconerët zhvilluan një gjysmë të parë jo dominuese, ndërkohë që mysafirët u treguan mjaft të rrezikshëm në minutat e para.
Po zhvillohej minuta e 23-të kur pas një presioni të ekipit ukrainas, Alex Teixeira shënoi një gol të bukur (23’).
Mirëpo, epërsia e Shakhtarit zgjati shumë pak. Një skemë të përgatitur nga Andrea Pirlo, e konvertoi në gol brilant mbrojtësi Leonardo Bonucci (25’).
Në vazhdim të pjesës së parë, bardhezinjtë luajtën më mirë, krijuan raste por nuk arritën të shënojnë.
Në gjysmën e dytë, skuadra vendase e stabilizoi ndeshjen duke marrë posedimin e topit, megjithatë nuk ishte efikase në fazën ofensive.
Nga ana tjetër, mysafirët në disa raste kanë mundur ta shënojnë golin e fitores.
Pas dy xhirosh, Juventusi ka grumbulluar dy pikë, ndërsa Shakhtar Donetsk ka katër pikë.
Category: Futboll
0 Komente