Barca fiton lehtë te Benfica
Barcelona është lidere e Grupit G pas fitores prej 2-0 në Portugali ndaj Benficas, teksa nga ana tjetër Celticu ka mposhtur Spartak Moskën në Rusi me rezultat 3-2.
Ndeshja nga fillimi ishte dinamike, me të dyja skuadrat që filluan të shfaqin futboll të bukur në Estadio da Luz.
Ishte Barcelona që shfrytëzoi fillimin e takimit për të realizuar dhe këtë e bëri me anë të Alexis Sanchez (6’), i cili u tregua i sakt pas pasimit të bukur të Lionel Messit.
Në vazhdim Benfica u tregua e rrezikshme duke kërkuar golin e barazimit, por Valdes ishte më meritori që vendasit mbetën pa shënuar.
Në pjesën e dytë Barca tregohet përsëri konkrete. Cesc Fabregas (56’) e dyfishoi epërsinë, duke garantuar në njëfarë mënyre lidershipin e Barcelonës.
Vendasit tentuan të barazojna, por ato tentime ishin të kota dhe sfida përfundoi me rezultat 2-0 për katalanasit.
Vlen të përmendet se kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol u lëndua shumë rëndë, pasi në pamjet e para shihet se e ka thyer dorën pas një dueli të ashpër në zonë me një lojtar kundërshtar.
Pas dy ndeshjeve Barcelona ka gjashtë pikë në Grupin G dhe e kryeson atë, ndërsa vijohet nga Celtic që ka katër pikë dhe Benfica që ka vetëm një pikë. Spartaku është pa pikë.
Category: Futboll
0 Komente