Bayerni u kthehet fitoreve
Frank Ribery ka shënuar dy gola për të ndihmuar Bayern Munichun të shënojë fitore 2-0 ndaj Hoffenheimit në Allianz Arena.
Bavarezët nuk shijuan një javë të kaluar të këndshme, pasi pësuan 3-1 nga BATE Borisov në Ligën e Kampionëve gjatë mesjavës, por falë formës së shkëlqyeshme të anësorit francez Frank Ribery, bavarezët vazhdojnë të shijojnë një fillim të përkryer në Bundesliga.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 19 minutash lojë, kur Ribery shënoi pas një asistimi të Thomas Muller, ndërsa goli i dytë erdhi në fillim të pjesës së dytë falë asistimit të Toni Kroos (48’).
Për bavarezët nga minuta e 25-të luajti edhe shqiptari Xherdan Shaqiri, i cili zëvendësoi Mullerin e lënduar.
Nga ndeshjet tjera, fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Schalke, që mposhti Wolfsburgun me rezultat 3-0.
Bayerni ruan kreun e tabelës me 21 pikë, i ndjekur nga Eitracht Franfurt me 16 pikë (dhe një ndeshje pak) dhe Schalke me 14 pikë.
Category: Futboll
0 Komente