City kalon lehtë ndaj Sunderlandit
Manchtester City ka shënuar fitore të lehtë duke mposhtur Sunderlandin me rezultat 3-0 në Etihad Stadium.
Një gol i shënuar nga goditja e lirë nga Aleksandr Kolarov i dha Cityt një fillim të përkryer, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.
Edhe pse qytetarët humbën një varg rastesh, zëvendësuesi Sergio Aguero dyfishoi epërsinë pas një ore lojë. Një gol i vonshëm nga James Milner (89’) i shënuar nga gjuajtja e lirë vulosi rezultatin e takimit.
City zhvendoset përkohësisht në pozitën e dytë pas kësaj fitore dhe çon në shtatë ndeshje fillimin e pamposhtur të sezonit, falë paraqitjes më bindëse këtë sezon.
Category: Futboll
0 Komente