Buffon i zemëruar me barazimin
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka folur për zemërimin e tij pas barazimit 1-1 ndaj skuadrës daneze Nordsjaelland në Ligën e Kampionëve.
“Jam i zemëruar për rezultat dhe mënyrën se si e pranuam golin. Ne pranuam një gol shumë lehtë të shmangshëm nga goditja e lirë në këndin e golit dhe mbase kjo ishte, sinqerisht, mënyra e vetme për ta për të shënuar kundër nesh”.
“Goditja e lirë ishte e përkryer dhe nuk mund të bëja asgjë për këtë. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, por pas pauzës kishte vetëm në ekip në fushë. Kurrë më shumë se sonte rezultati nuk ishte pasojë e një incidenti të vetëm”.
“Nuk ka ndeshje të lehta në Ligën e Kampionëve dhe Nordsjaelland luajti në nivel të Chelseat për 75 minuta. Tash ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme për të fituar disa ndeshjet e radhës”, ka thënë Buffon.
Category: Futboll
0 Komente