Chelsea është klubi i ardhshëm i Falcaos?
Mediat sportive anekënd botës thuajse çdo ditë raportojnë rreth sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcao. Temë kryesore është e ardhmja e futbollistit kolumbian, të cilën e kërkojnë të gjitha klubet e mëdha evropiane.
Problemet financiare te Atletico, mund ta detyrojnë klubin kryeqytetas që ta shesë yllin kryesor, ndërsa klubet që duan ta blejnë atë duhet të paguajnë 60 milionë euro.
Sipas ESPN, tashmë është e qartë se 26-vjeçari në verën e ardhshme do të nënshkruajë për Chelsean që ka mposhtur konkurrencën e Paris Saint-Germain dhe Manchester City.
Mirëpo, nëse Atletico siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, atëherë e ka mundësinë që t’i refuzojë të gjitha ofertat dhe ta mbajë Falcaon.
Category: Futboll
0 Komente