Gerrard mund ta zëvendësojë Terryn në mbrojtje
Anësori i dikurshëm anglez, Chris Waddle, është i mendimit se Steven Gerrard mund ta zë vendin e John Terryt në mbrojtjen e Tre Luanëve.
Kapiteni i Chelseat dha dorëheqje nga ekipi kombëtar pas disa vendimeve të padëshirueshme nga Federata Angleze e Futbollit, ndërsa Waddle beson se kapiteni i Liverpoolit është njeriu i duhur për pozitën e qendërmbrojtësit.
“Ai është aq i mirë saqë mund të konvertohet në qendërmbrojtës. Është garues, e lexon për mrekulli ndeshjen dhe ka një nivel të jashtëzakonshëm pasimi”.
“Gjermanët e kanë bërë atë me vite të tëra (Lothar) Matthaus, (Franz) Beckenbauer dhe (Matthias) Sammer, të gjithë kanë luajtur në mbrojtje. Ne duhet ta bëjmë këtë më shpesh”, ka deklaruar 51-vjeçari për ESPN.
Category: Futboll
0 Komente