De Biasi i kënaqur me paraqitjen e Kuqezinjve

dardanmiftari | Wednesday, October 17, 2012 | 0 Komente

Gianni De Biasi thotë se fitorja ndaj Sllovenisë në kualifikimet për Botërorin 2014 erdhi pas një loje të mirë të përzgjedhurve të tij dhe është një rezultat i rëndësishëm pas zhgënjimit ndaj Islandës.

“Jam i lumtur për këtë rezultat që na jep tri pikë të rëndësishme, pasi erdhi në momentin e duhur. Pas humbjes me Islandën futbollistët ishin disi të demoralizuar, por sot ia dolëm të merrnim atë çka kërkonim nga 90- minutëshi me Slloveninë”.
“Në përgjithësi luajtëm mirë, ku nuk na mungoi qarkullimi i topit dhe kalimet e shpeshta nga njëri krah në tjetrin të mesfushës. Jam i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve”, ka thënë De Biasi pas takimit të mbrëmshëm në “Qemal Stafa”.
“Dua të shtoj edhe faktin se kjo skuadër ka një shpirt të lartë sakrifice dhe që kërkon gjithmonë të arrijë rezultate të mira. Mjafton të kujtoj këtu rastin e Mavrajt, i cili luajti dy takimet e fundit me një frakturë në brinjë. Si përfundim do të doja të shprehja edhe zhgënjimin tim për sa i përket komenteve të fundit në media për humbjen me Islandën”.
“Skuadra edhe kur humbet luan mirë dhe do doja t’u kërkoja që të ulim disi euforinë para çdo takimi, pasi kjo nuk i bën mirë edhe futbollistëve. Pengu im i vetëm pas përfundimit të këtyre katër takimeve të para të eliminatoreve për Botërorin e Brazilit është shansi i humbur për të pasur 9 pikë deri në këtë fazë. Megjithatë, për momentin le të shijojmë këtë fitore”, citojnë mediat shqiptare strategun italian. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...