Fitore e dyshimtë e Juventusit (VIDEO)

dardanmiftari | Sunday, October 28, 2012 | 0 Komente

Catania nuk ka arritur ta ndalë Juventusin në Sicili, pasi Bianconerët shënuan fitore minimale me rezultat 1-0.
Pjesa e parë ishte jashtëzakonisht kontraverse. Catania tentoi të realizonte, por Juventusi kishte dominimin e lehtë në fushë.
Pas gjysmë ore lojë, Catania arrin pranë golit, madje edhe realizoi, por gjyqtari anësor dhe gjyqtari prapa golit nuk miratuan vendimin e gjyqtarit kryesor, duke konkluduar se ishte pozicion jashtë loje.
Në fraksionin e dytë, mysafirët shënuan golin e avantazhit. Portieri vendas e ndali goditjen e Bendtner, por Arturo Vidal ishte aty për të shënuar (57’). Goli i fitores ishte i dyshimtë, pasi paraprakisht Bendtner ishte në pozitë të dyshimtë jashtë loje.
Catania mbeti pa një lojtar dhjetë minuta pas golit dhe ndeshja mbaroi me këtë rezultat.
Me këtë fitore Juventusi mban kreun me 25 pikë, duke qëndruar fuqishëm në maje para derbit ndaj Interit që zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...