Paqe në Merseyside

dardanmiftari | Sunday, October 28, 2012 | 0 Komente

Ka përfunduar me barazim 2-2 derbi më i madh lokal në Angli, ai i rajonit Merseyside, mes Evertonit dhe Liverpoolit zhvilluar në Godisson Park.
Starti në këtë takim i takoi Liverpoolit. Ishte Leighton Baines ai që i dha epërsinë Liverpoolit me një autogol (15’), para se Gerrard të asistonte për Luis Suarez (20’) për 2-0.
Sidoqoftë, kjo epërsi nuk i pengoi Leon Osmanit që të realizonte për 2-1. Rezultati përfundimtar u vë në pjesën e parë nga Naismith i cili barazoi për 2-2.
Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje e baraspeshuar, me skuadrat që nuk arritën të shënojnë golin e fitores.
Pas këtij barazimi Evertoni mbetet në pozitën e pestë me 16 pikë, përderisa Liverpooli ka vetëm 10 pikë në vendin e 13-të. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...