Interi në vend të dytë

dardanmiftari | Sunday, October 28, 2012 | 0 Komente

Nerazzurët ishin bindës në fitoren prej 3-1 kundër Bolognas në Stadio Renato Dall’Ara.
Pas një gjuajtje të lirë të ekzekutuar nga Esteban Cambiasso, Andrea Ranocchia shënoi me kokë për epërsinë e parë të mysafirëve (27’). Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Pas një kundërsulmi në pjesën e dytë, Rodrigo Palacio lëvizi mirë për të pasuar te Diego Milito dhe argjentinasi nuk fal (53’).
Pesë minuta më vonë, Nicolo Cherubin i dha shpresë ekipit vendas për rezultat pozitiv (58’).
Mirëpo, një aksion të argjentinasve – Milito, Palacio dhe Esteban Cambiasso – e kompletoi ky i fundit me golin e tretë të zikaltërve.
Interi pozicionohet në vend të dytë në tabelë me katër pikë prapa liderit Juventus. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...