Fitore jo e lehtë e Juventusit

dardanmiftari | Sunday, October 07, 2012 | 0 Komente

Zonja e Vjetër ka arkëtuar pikë të plota në udhëtim te Siena, ku ka shënuar fitore prej 2-1.

Edhe pse e dominuan ndeshjen, mysafirët me vështirësi arritën të rrëmbejnë pikë të plota nga ky takim.
Goli i parë erdhi nga mjeshtri Andrea Pirlo nga gjuajtja e lirë (14’). I njëjti futbollist ka mundur ta dyfishoi epërsinë në pjesën e parë, po nga gjuajtja e lirë, mirëpo kësaj radhe topi goditi transversalen.
Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), skuadra vendase e barazoi rezultatin. Realizues ishte Emanuele Calaio.
Në pjesën e dytë, mysafirët krijuan raste të shumta, sulmuan vazhdimisht, por vetëm në minutën e 85-të e shënuan golin e fitores. Claudio Marchisio ishte heroi i Juves.
Juventusi mban kreun e Serie A me 19 pikë, tri më shumë se Napoli që në mbrëmje zhvillon ndeshjen e vështirë ndaj Udineses.
Fitore kanë shënuar edhe Lazio dhe Fiorentina. Kryeqytetasit fituan në udhëtim te Pescara, 3-0, ndërsa Viola me rezultat minimal e mposhti Bolognan. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...