Bojan: Ëndërr të luash në derbin milanez
Sulmuesi i Milanit, Bojan Krkic, ka thënë se ëndërron të luajë në Derby della Madonnina kundër Interit.
Ish-futbollisti i Barcelonës shpreson që të jetë në formacionin startues në supersfidën e rivalëve nga Milano, ose së paku të luajë në një pjesë të takimit.
“Padyshim se duhet ta fitojmë derbin që t’i bëjmë të lumtur tifozët tanë dhe për faktin se na duhen tri pikët”.
“Në Evropë janë disa ndeshje derbi të cilave të gjithë u kushtojnë vëmendje. Atmosfera në derbin romak është e jashtëzakonshme, sepse tifozët fillojnë të flasin për të një muaj më herët”, ka deklaruar spanjolli.
Category: Futboll
0 Komente