Italia e sigurt ndaj Danimarkës
Me rezultat prej 3-1, Azzurët i kanë mposhtur danezët edhe pse gjithë pjesën e dytë e zhvilluan me një lojtar më pak në fushë.
Pas një kundërsulmi të vendasve, Mario Balotelli pasoi te Riccardo Montolivo dhe mesfushori i Milanit shënoi golin e epërsisë (33’).
Një harkim të Andrea Pirlos e priti Daniele De Rossi, i cili e dyfishoi rezultatin.
William Jorgensen u përkujdes që Danimarka ta shënonte golin e nderit (45’).
Në fillim të pjesës së dytë (46’), Pablo Osvaldo u përjashtua me karton të kuq, mirëpo Italia shënoi edhe një herë.
Pirlo u përkujdes që ta gjente në mënyrë fantastike Mario Balotelli dhe sulmuesi i Manchester Cityt e vendosi rezultatin përfundimtar (54’).
Category: Futboll
0 Komente