Goleadë në ndeshjen Gjermani-Suedi
Përfaqësuesja e Suedisë e ka mbyllur në mënyrë të jashtëzakonshme takimin ndaj Gjermanisë duke barazuar me rezultat 4-4, edhe pse ‘die Mannschaft’ patën epërsi prej katër golash.
Miroslav Klose e hapi takimin në minutën e tetë, ndërsa e dyfishoi epërsinë në të pesëmbëdhjetën.
Per Mertesacker u përkujdes për rezultatin e pjesës së parë duke shënuar golin e tretë të vendasve (39’).
Gjermanët shënuan prapë në gjysmën e dytë, ndërsa realizues ishte mesfushori Mesut Oezil (56’).
Mirëpo, përkundër disavantazhit prej katër golash, mysafirët nuk u dorëzuan.
Me golat e Zlatan Ibrahimovic (62’), Lustig (64’) dhe Johan Elmander (76’), ata e dramatizuan fundin e takimit.
Dhe në fund, Rasmus Elm u përkujdes që suedezët të largoheshin kokëlartë nga Olympiastadion në Berlin.
Category: Futboll
0 Komente