Marchisio dëshiron ta bartë vetëm fanellën e Juves
Mesfushori italian, Claudio Marchisio, e ka bërë të qartë se nuk planifikon të largohet nga Juventusi, klub me të cilin dëshiron ta përfundojë karrierën.
26-vjeçari është produkt i Akademisë së Bianconerëve dhe tashmë është lojtar kyç në mesfushën e Zonjës së Vjetër.
“Ndihem shumë i ri dhe kam një kontratë valide me Juventusin. Ëndrra ime është që kur të më skadojë kontrata në vitin 2016, Juve të më ofrojë një kontratë të re pesëvjeçare që të më mbajë këtu deri në vitin 2021”.
“Njerëzit më kanë krahasuar me Steven Gerrardin dhe unë do të doja që të identifikohesha me vetëm një skuadër, ngjashëm si ai”, ka thënë Marchisio për Tuttosport.
Mesfusha e Juves, e përbërë nga Andrea Pirlo, Arturo Vidal dhe Marchisio, është përshkruar si një nga më të mirat në Evropë, mirëpo futbollisti italian mendon se Bayern Munichu dhe Barcelona kanë mesfushën më të mirë.
Category: Futboll
0 Komente