Mourinho: Njerëzit i ofendojnë fëmijët e mi
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se njerëzit e ofendojnë atë dhe fëmijët e tij kur ata inkuadrohen në aktivitetet shoqërore.
‘I veçanti’ ka krijuar reputacionin e një figure kontroverse për shkak të reagimeve të tij, ndërsa qëndrimi i tij në kryeqytetin spanjoll, mes tjerash, është shoqëruar me zënka të shumta me rivalët kryesorë të Barcelonës.
Mourinho tash ka treguar se vazhdimisht ngacmohet nga njerëzit, të cilët përqeshin fëmijët e tij kur ai ndodhet me ta.
“E urrej jetën time shoqërore. Urrej që nuk jam një baba normal, i cili shkon me djalin në ndeshjen e tij futbollistike dhe të qëndrojë atje me 20 baballarët tjerë duke shikuar ndeshjen”.
“Njerëzit vijnë për fotografi; njerëzit vijnë për autografe; njerëzit vijnë për të më ofenduar; njerëzit shkojnë prapa golit të fëmijës tim për ta ofenduar një 12-vjeçar”.
“Njerëzit mendojnë se më njohin, por nuk është ashtu. Njerëzit e njohin menaxherin, sidomos menaxherin gjatë 90 minutave. Ndërsa gjatë 90 minutave, unë nuk jam aty për t’u kënaqur”.
“Jam aty për të bërë punën time, jam aty për të fituar. Jam aty me ekipin tim për t’u përpjekur për fitore. Jam aty dhe e jetoj ndeshjen. E përjetoj ndeshjen sikur të ishte e fundit në karrierën time”, ka qartësuar strategu portugez.
Category: Futboll
0 Komente