Mourinho, raporte më të mira me gruan se me Ramos
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai nuk ka probleme me Sergio Ramos.
Dje kishte spekulime se Ramos kërkonte largim nga Reali për shkak të raporteve të dobëta me Mourinhon. Por, pas lojtarit tash edhe trajneri del për të mohuar acarimet mes tyre.
“Raporti im me gruan time është më i mirë se me Sergio Ramos, por raporti im me të është më i mirë se me njerëzit me të cilët nuk punoj ose me të cilët nuk e ndaj ditën time çdo ditë”.
“E njëjta vlen edhe për raportin tim me Arbeloa dhe me të tjerët. Për atë çfarë ai ka thënë, ju duhet ta pyesni atë”, ka thënë Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente