Rivaldo paralajmëron pensionimin
Legjenda braziliane, Rivaldo, ka bërë të ditur se mund të pensionohet nga futbolli pas lëndimit që pësoi duke luajtur për ekipin e tij Kabuscorp.
Ish-mesfushori i Barcelonës ka lënduar shpatullën dhe brinjët dhe duhet t’i nënshtrohet fizioterapisë për t’u shëruar.
“Me këtë lëndim sezonin është praktikisht i përfunduar për mua në Angola”.
“Duhet të mendoj nëse do të ndalem së luajturi ose do të vazhdoj edhe për një vit”, ka shkruar 40-vjeçari në Twitter.
Category: Futboll
0 Komente