Rodgers: E humbëm përqendrimin
Brendan Rodgers u ka bërë thirrje lojtarëve të Liverpoolit ta përmirësojnë nivelin e përqendrimit, pasi skuadra e tij pësoi 3-2 nga Udinese në Europa Legue.
“Mendoj se ne ishim shumë, shumë të mirë në pjesën e parë, dhe problemet të cilat i kishim në 15-20 minutat në pjesën e dytë na kanë shoqëruar që nga fillimi i sezonit. Ne humbëm përqendrimin dhe u bëmë dembelë, dhe përnjëherë e pamë veten në disavatazh 3-1”.
“Ne shtuam energji dhe kualitet në ndeshje në 20 minuat e fundit, dhe ky është niveli në të cilin lojtarët kanë qenë së fundi”.
“Andaj, ne jemi të zhgënjyer që pas një pjese të parë aq të mirë, kontrollim dhe dominim në ndeshje, pastaj ne dhuruam gola aq të varfër në fillim të pjesës së dytë, dhe pastaj ndiqnim kundërshtarin me rezultat 3-1”, ka thënë Rodgers pas takimit.
Category: Futboll
0 Komente