Klopp: Mbrojtja ka nevojë për kohë
Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, i ka mbështetur lojtarët e tij mbrojtës pas performancës së dobët në Bundesliga.
“E kemi humbur sinkronizimin tonë në mbrojtje gjatë pauzës 14 javore”.
“Ne jemi si një orkestër. Filarmonia e Berlinit nuk fillon të performojë në maksimum që në fillim.
“Skuadrës i duhet kohë për t’u stërvitur. Ne mundemi dhe duhet ta kthejmë sinkronizimin”, ka deklaruar Klopp për Bild.
Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma zhvillon superndeshjen ndaj Manchester Cityt në kuadër të Grupit D.
Category: Futboll
0 Komente