Roshi: Të qëndrojmë në tokë

dardanmiftari | Wednesday, October 17, 2012 | 0 Komente

Autori i golit të fitores së Shqipërisë, Odise Roshi, thotë se pavarësisht fitores dhe rikthimit në garë për kualifikim në Botërorin 2014, kuqezinjtë duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

Mesfushori shqiptar po ashtu ka thënë se goli i tij ishte një përmirësim i gabimit në ndeshjen me Islandën, kur ai humbi nga një rast i mirë shënimi.
“Më vjen shumë mirë që jam në kombëtare dhe që shënova golin e fitores, sepse gabova në ndeshjen me Islandën, kur duhej të shënoja patjetër”.
“Trajneri më dha besimin dhe luftova shumë që t’ia shpërbleja. Por merita dhe fajit u përkasin të gjithëve kur fitojmë apo kur humbim. Tri pikët na gëzojnë, megjithatë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, ka thënë Roshi. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...