Rusia mposht Portugalinë
Përfaqësuesja e Rusisë ka shënuar fitore minimale përballë kombëtares së Portugalisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.
Një gol i hershëm i shënuar nga Aleksandr Kerzhakov (6’), mjaftoi që skuadra e Fabio Capellos të arkëtonte pikë të plota.
Përkundër posedimit prej 70 për qind të topit nga kombëtarja e Cristiano Ronaldos, portugezët dolën kokulur nga stadiumi Luzhniki në Moskë.
Rusia kryeson Grupin F, ndërsa Portugalia gjendet një pozitë më poshtë.
Category: Futboll
0 Komente