Spalleti: Merituam fitoren

dardanmiftari | Thursday, October 25, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Zenit St Petersburg, Luciano Spalletti, mendon se ekipi i tij e meritoi fitoren 1-0 ndaj Anderlechtit.
“Sigurisht ne pritëm një ndeshje të vështirë sot, për shkak të presionit nga fakti se duhej të fitonim. Fusha ishte e vështirë, dhe rivali ishte i fuqishëm”.
“Ne ishim të vetëdijshëm se ndeshja nuk do të ishte e thjeshtë. Mendoj se luajtëm mirë në të gjitha aspektet e ekuilibrit të ekipit. Ne sulmuam shumë pa humbur ekuilibrin”.
“Ne luajtëm nëpër krahë sot. Mendoj se krijuam shumë raste shënimi. Nga këndvështrimi im, ne merituam të fitojmë sot”, ka thënë Spalletti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...