United forcon kryesimin

dardanmiftari | Tuesday, October 23, 2012 | 0 Komente

Manchester United vazhdon të dominojë në Grupin H. Pas tri ndeshjesh, Djajtë e Kuq numërojnë tri fitore. Këtë herë, Braga ishte viktima e tyre që u mposht me rezultat 3-2.

Edhe pse u gjetën në disavntazh të dyfishtë pas golave të Alan (2 dhe 20’), vendasit arritën të kthehen dhe ta fitojnë ndeshjen.
Fillimisht Hernandez e ngushtoi epërsinë (25’) dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në gjysmën e dytë, Evans e barazoi rezultatin (62’), ndërsa me golin e dytë personal, Hernandez i solli tri pikë të reja për Djajtë e Kuq (75’).
Takimi tjetër i këtij Grupi ndërmjet Galatasarayt dhe CFR Cluj përfundoi me rezultat 1-1.
Pas tri xhirosh, Manchester United kryeson me nëntë pikë, ndërsa CFR Cluj ka katër pikë në vend të dytë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...