Vazhdon kriza e Milanit
Me epërsi minimale prej 1-0, skuadra e Malagas ka fituar përballë Milanit në krizë.
Në takimin e zhvilluar në Estadio La Rosaleda, vendasit patën një rast të shkëlqyer në pjesën e parë nga penaltia, mirëpo Joaquin dështoi të shënonte.
I njëjti futbollist e përmirësoi gabimin e tij në gjysmën e dytë (64’) duke shënuar golin e fitores.
Me rezultat identik, 1-0, ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e Grupit C, ndërmjet Zenit St. Petersburg dhe Anderlecht.
Pas tri xhirosh, Malaga numëron tri fitore dhe gjendet në krye me nëntë pikë, para Milanit që ka katër pikë.
Category: Futboll
0 Komente