A do të ndalet Barcelona
Celta de Vigo ishte viktima e radhës e Barcelonës në La Liga. Blaugranët fituan me rezultat 3-1 në ndeshjen e të shtunës mbrëma që u zhvillua në Camp Nou.
Një harkim të Pedros e priti Adriano, i cili e hapi takimin në minutën e 21-të.
Tri minuta më pas, Bermejo shënoi për ta barazuar rezultatin (24’) dhe për nderin e mysafirëve.
Por, menjëherë reagoi David Villa për ta rikthyer avantazhin e vendasve (26’).
Në gjysmën e dytë u shënua vetëm një gol. Jordi Alba vendosi rezultatin e takimit nga pozita jashtë loje (61’).
Pas dhjetë xhirosh, Barcelona numëron 28 pikë, nga nëntë fitore dhe një barazim. /Telegrafi/
Category: Futboll
0 Komente