Adriano rrezikon një vit burg për plagosjen e një gruaje

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Nuk kanë fund telashet për Adrianon. Vajza, e cila ka mbetur e plagosur në dorë një vit më parë gjatë periudhës së Krishtlindjeve, ka denoncuar Adrianon së bashku me truprojën e tij, me motivacionin plagosje me dashje. Kujtojmë që asokohe vajza është plagosur në dorë pikërisht në makinën e Adrianos. Ish-sulmuesi i Interit do paraqitet në Gjykatë më datë 13 dhjetor dhe rrezikon minimumi një vit burg së bashku me truprojën e tij i cili është një ish-polic, dhe njëkohësisht pronari i armës me të cilën u plagos vajza.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!