Shaqiri më i vlerësuari në fitoren e Zvicrës
Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, ka qenë futbollisti më i vlerësuar në fitoren që Zvicra e shënoi të mërkurën në ndeshjen miqësore ndaj Tunizisë me rezultatin 2:1. Shaqiri shënoi golin e fitores për Zvicrën në çastet e fundit të ndeshjes. Gazeta "Blick" e ka vlerësuar Shaqirin me notën pesë nga gjashtë sa është maksimalja. "Ka shtangur tunizianët me disa depërtime dhe po ashtu me golin e fitores", ka komentuar "Blick" për Shaqirin.
Ndërkohë me notën katër janë vlerësuar Blerim Xhemajli e Valon Behrami. Xhemajli startoi ndeshjen dhe luajti 46 minuta, ndërsa në vend të tij u aktivizua Behrami. Granit Xhaka u vlerësua me notën tre dhe së bashku me portierin Yann Sommer ishin lojtarët më së paku të vlerësuar. "Ishte një vit fantastik për ne. Ka ende mjaft deri në Botërorin në Brazil, mirëpo jemi në rrugë të mbarë", ka thënë Shaqiri.

Category: Futboll