Alessio: Të vazhdojmë të luajmë kështu

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |

Angelo Alessio u ka bërë thirrje lojtarëve të Juventusit ta përsërisin paraqitjen 3-0 ndaj Chelseat edhe në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve, të fundit të fazës grupore, kundër Shakhtar Donetsk.

“Ndeshja jonë e fundit do të jetë shumë e rëndësishme pasi ne ende nuk jemi kualifikuar, por ne do të luajmë në të njëjtën mënyrë siç bëmë sonte”.

“Neve na pëlqen të luajmë futboll – ne bëmë gjithçka që mund të bënim për të fituar, dhe u shpërblyem me një fitore të rëndësishme. Të dyja ekipet kanë lojtarë të mëdhenj dhe ishte një ndeshje e bukur”.

“Unë duhet t’i jap komplimente të gjithë ekipit për këtë ndeshje. Ne deshëm ta ruajmë ritmin për rreth 90 minuta, deshëm t’i detyrojmë ata të mbrohen”.
“Sigurisht ne luanim kundër një ekipi të madh si Chelsea, andaj ishte e pashmangshme që ata të krijonin disa shanse”, ka thënë Alessio. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!