Ançeloti shpërthen kundër arbitrit: Do të bëhet protagonist

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Kartoni i kuq ndaj Mamadu Sakhosë nuk i ka pëlqyer Karlo Ançelotit, i cili është hedhur menjëherë në sulm. PSG-ja e ka quajtur të turpshëm gjykimin e Klement Turpin në ndeshjen me Montpelienë, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Ai e dërgoi lojtarin e PSG-së në dhomat e zhveshjes që në minutën e 10-të pas një faulli si lojtar i fundit ndaj sulmuesit të kampionëve Gaetan Sharbonie. Pamjet televizive treguan se të dy futbollistët ishin mbajtur me njëri-tjetrin. Gjyqtari 30-vjeçar është i njëjti që ndëshkoi me të kuqe Lavecin dhe Ançelotin në ndeshjen me Ajasion.

“Unë mendoj se ka një problem me zotin Turpin, i cili ka dhënë 3 kartonë të kuq. Unë nuk mendoj se ne jemi një skuadër agresive. Përkundrazi, PSG-ja i respekton kundërshtarët. Turpin është një gjyqtar i ri dhe kërkon të bëhet protagonist, por bëri një gabim”, – u shpreh Ançeloti pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...