Mbrojtja prej “gjalpi” e Milanit

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Nga STEFANO SAKANI
“Sulmi shet biletat, kurse mbrojtja fiton titujt”. Kjo thënie e vjetër amerikane vlen në çdo sport. Si në basketboll, volejboll, por edhe në futboll. Sepse kur nuk pëson gol, të paktën nuk mund të humbasësh, edhe pse nuk shënon. Ndërkohë ndeshja e Milanit kundër Fiorentinës na vërtetoi të gjithëve se kuqezinjtë nuk mund të luftojnë për titullin. Në 16 ndeshje zyrtare që prej 26 gushtit (Milan-Samp 0-1), mbrojtja e kuqezinjve ka pësuar 20 gola. Pra, më tepër se një gol për ndeshje.

Në kampionat më pak gola ka arritur të pësojë edhe Siena, e cila e ka parë topin të përfundojë në rrjetën e saj 14 herë kundrejt 16 golave që ka pësuar Milani. Në shtëpinë e “Djallit” mbizotëron trishtimi dhe sensacioni se goli mund të pësohet në çdo moment, në çdo mënyrë dhe nga cilido lojtar. Akuilani, për shembull, shënoi gol kundër Milanit që në ndeshjen e parë prej titullari me vjollcët, madje edhe Borja Valero dhe El Hamdaoui kundër kuqezinjve firmosën golin e tyre të parë në Serinë A.

Rrjeta e Abiatit është tundur në të gjitha mënyrat e mundshme. Vetëm në tri raste kuqezinjtë kanë arritur ta mbajnë portën e tyre të paprekur. Kundër Anderlehtit (0-0), Kaljarit (2-0) dhe Xhenoas (1-0). Por le t’i analizojmë me radhë përbërësit e mbrojtjes kuqezi. Zapata është një kopje e shëmtuar e atij futbollisti që na la pa fjalë në Udine. Jepes dhe Bonera nuk ofrojnë shumë garanci, për të mos thënë asnjë. Mekses ngjason më tepër me një mbrojtës ragbie. Kurse Abate dhe Antonini nuk dihet ku janë.

Pastaj, nëse kësaj mbrojtjeje i shtojmë edhe përshtatjen e Konstant në pozicionin e mbrojtësit, atëherë e kupton qartë që Milani është në pikë të hallit. Në rastin e Fiorentinës, Bonera dhe Mekses përtojnë të flasin me njëritjetrin, aq sa e lënë të lirë Akuilanin të shënojë. Në golin e dytë të vjollcëve, francezi tërheq këmbën edhe përpara Borja Valero dhe ky shënon. Pra, me pak fjalë, kuqezinjtë sillen sikur të jenë një ekip i Kategorisë së Dytë. Dhe më keq se kaq nuk ka ku të shkojë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...