Didier Drogba do stërvitet me Çelsin

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Roberto Di Mateo i ka ndezur dritën jeshile Didier Drogbasë që të stërvitet me klubin e Çelsit derisa të rifillojë kampionati kinez. 34-vjeçari u largua nga “Stamford Bridge” te Shangai Shenhua këtë verë, por në pritje të nisjes së Kupës së Afrikës në janar ai kërkon të ruajë formën fizike. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë deklaroi se ruan marrëdhënie të shkëlqyera me bosin e Çelsit, Abramoviç, si dhe ish-trajnerin Murinjo. “Me Zhozenë dhe Romanin ruaj ende një raport të shkëlqyer. Problemi me Murinjon është se nuk kupton akoma diferencat në orare të Shangait e Madridit dhe më dërgon mesazhe edhe kur jam në gjumë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...