Arsenali nuk e mposht dot Schalken

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Schalke është kthyer nga disavantahzi prej dy golash për të barazuar me rezultat 2-2 kundër Arsenalit.
Topçinjtë e filluan mirë ndeshjen. Një gabim të Roman Neustadter e shfrytëzoi Olivier Giroud, i cili e gjeti Theo Walcottin për ta përfunduar me gol (18’).
Lukas Podolski dërgoi një harkim të shkëlqyer dhe aty ishte Olivier Giroud që me kokë e dyfishoi epërsinë e mysafirëve (26’).
Në minutat shtesë të gjysmës së parë (45’+2), Schalke u kthye në lojë. Mysafirët e humbën topin në mesfushë dhe Lewis Holtby dërgoi një pasim të mrekullueshëm, ndërsa aty ishte Klaas-Jan Huntelaar për ta ngushtuar rezultatin.
Në pjesën e dytë vendasit barazuan. Pas harkimit të Holtby, goditja e Jefferson Farfan u devijua për të përfunduar në rrjet (67’) dhe shifrat u nivelizuan.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Olympiakosi ka fituar me rezultat 3-1 kundër Montpellier, për të hyrë në garën e ngushtë për kualifikim.
Schalke ka tetë pikë, Aersenali shtatë, ndërsa Olympiakosi gjashtë pikë pas katër xhirosh. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...