Kualifikohet Malaga

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Milani ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë në San Siro përballë befasisë së sivjetme në Ligën e Kampionëve, Malagas. Takimi përfundoi me rezultat 1-1.
Klubi spanjoll pati një mbrojtje të pathyeshme në pjesën e parë, ndërkohë që arriti të shënojë një gol.
Isco ishte arkitekti i aksionit duke dërguar një top në drejtim të Eliseut, i cili gjuajti pa gabuar për ta mposhtur Abbiatin (40’).
Rossonerët arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 74. Alexandre Pato shënoi golin e tij të parë pas afro tetë muajsh.
Ndeshja tjetër e Grupit C, ka përfunduar me fitoren minimale të Anderlechtit kundër Zenit St. Petersburgut.
Malaga me dhjetë pikë siguron kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa Milani që ka grumbulluar pesë pikë, do të garojë me Anderlechtin (katër pikë) dhe Zenit St. Petersburgun (tri pikë) për një vend në fazën e eliminimit direkt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...