Kualifikohet Porto, PSG në prag të kualifikimit

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Me rezultat 4-0, Paris Saint-Germain e ka mposhtur Dinamo Zagrebin në ndeshjen e vlefshme për Grupin A, e cila u zhvillua në Parc des Princes.
Skuadra franceze kaloi në epërsi në minutën e 16-të me anë të Alex, asisti ishte i Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi suedez ishte i përfshirë edhe në golin e dytë. Ai pranoi një top nga Maxwell dhe dërgoi një pasim të bukur drejt Blaise Matuidit, i cili e dyfishoi epërsinë (61’).
Katër minuta më pas (65’), Jeremy Menez e shënoi edhe golin e tretë për vendasit. Ishte sërish një pasim i mirë i Ibras.
Pas një lëvizje të mirë, Matuidi pasoi te Ibrahimovic që arriti ta dërgojë topin në drejtim të Guillaume Hoarau, i cili shënoi golin e katërt (80’).
Takimi tjetër i Grupit A, ndërmjet Dynamo Kyiv dhe Porto, ka përfunduar pa gola.
Porto kryeson grupin me 10 pikë, ndërsa PSG në vend të dytë ka nëntë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...