Shpëton Reali (VIDEO)

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Real Madridi ka arritur të nxjerrë një barazim para tifozëve të vet në ndeshjen përballë rivalit të vështirë, Borussia Dortmund.
Takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 2-2.
Skuadra mysafire ishte brilante në gjysmën e parë, të cilën e mbylli me avantazh. Robert Lewandowski dërgoi një pasim me kokë drejt Marco Reus dhe 23-vjeçari e dërgoi topin në rrjet (28’).
Një krosim të Mesut Oezil e priti qendërmbrojtësi Pepe, i cili me kokë i barazoi shifrat (34’).
Mirëpo, Mario Goetze pranoi pasimin e Kevin Grosskreutz për ta dërguar ekipin gjerman në pushim me epërsi (45’).
Në pjesën e dytë ekipi vendas u angazhua maksimalisht në fazën ofensive për të nxjerrë rezultat pozitiv.
Dhe një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Mesut Oezil arriti të shënojë golin që ruan krenarinë e Mbretërve.
Me rezultat identik ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e Grupit D, ndërmjet Manchester Cityt dhe Ajaxit. Klubi anglez është thuajse jashtë kësaj gare.
Pas katër xhirosh, në këtë grup kryeson Borussia Dortmundi me tetë pikë që ndiqet nga Real Madridi me një pikë më pak.

Kliko këtu për ta shikuar videon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...