Hitzfeld: Dormundi mund ta befasojë Madridin

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Ottmar Hitzfeld beson se Borussia Dortmund ka çdo shans të nxjerrë rezultat të mirë në udhëtimin e sotëm të Ligës së Kampionëve te Reali i Madridi.
Kampionët e Bundesligës shënuan fitore 2-1 në shtëpi ndaj Los Blancos, dhe përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës është i bindur se ish-skuadra e tij mund të nxjerrë rezultat befasues në Bernabeu.
“Dortmund nuk ka çfarë të humbasë. Ju i mbani mend ndeshjet në Santiago Bernabeu për shumë vite – është pjesa më e ndritur e karrierës tuaj”.
“Borussia ka treguar në Manchester se ata shpejt mund të adaptohen dhe të luajnë në kundërsulme. Ky është specialiteti i tyre dhe arsyeja se pse Dortmund ka shanse të mira në Spanjë – pasi stili i lojës së Madridit u përshtatet atyre”.
“Lojtarët e Dortmund janë të uritur të arrijnë diçka në Ligën e Kampionëve. Për momentin, fitorja 2-1 ndaj Real Madridit është pika më e lartë dhe Dortmund është në pozitë të shkëlqyeshme në grup. Ata nuk ia kanë dalë ende, por duket se janë në pozitë të mirë”, ka thënë Hittzfeld.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...