As Terry nuk e dëshiron Benitezin

Edw | Monday, November 26, 2012 |


Ditët e para të Rafa Benitezit te Chelsea nuk janë aspak të mira. Pas brohoritjeve të tifozëve “Rafa jashtë!”, goditja e radhës ka ardhur nga kapiteni i klubit.
John Terry është paraqitur në stërvitje me një numër të vogël ‘16’ të shkruar mbi emrin e sponsorit – numër të cilin e ka bartur Roberto Di Matteo si futbollist i Chelseat dhe Italisë.
Kujtojmë që Di Matteo u shkarkua nga posti i trajnerit të Bluve pas humbjes prej 3-0 nga Juventusi, edhe pse në sezonin e kaluar si trajner i përkohshëm arriti ta fitojë Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!