Barcelona, problemi te mbrojtja

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Sergio Busquets ka shprehur brengosjen e tij për numrin e madh të golave që ka pranuar Barcelona deri më tani gjatë këtij stinori.
Gjiganti katalan kryeson në La Liga me 31 pikë nga 11 xhiro, por ka pranuar 14 gola dhe Busquets ka pranuar se skuadra vuan në repartin defanziv. “I vetmi problem janë golat që po pranojmë. Kundërshtarët na bëjnë presion të vazhdueshëm dhe bëhet e vështirë”, deklaroi mesfushori për Cadena Cope.
“Është mëkat por nuk kemi opsione tjera. Duhet të mundohemi të shfrytëzojnë së paku rastet që na ofrohen. Është e vërtetë se problemet në mbrojtje janë përcjell edhe nga lëndimet e disa mbrojtësve”, përfundoi ai. /Dukagjini.com

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!