Benitez: Torres do të kthehet në formë

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Trajneri i Chelseat, Rafael Benitez, beson se Fernando Torres mund ta kthejë formën që kishte te Liverpooli me ndihmën e ekipit të tij.

“Ai nuk është i njëjtë siç ishte në kohën e tij te Liverpooli, por mendoj se mund ta gjejë përsëri atë formë”.
“Sa kohë do të duhet? Nuk e di, gjithçka varet nga pjesa tjetër e ekipit. Unë mendoj se ai mund të përmirësohet, por edhe ekipi duhet t’i ndihmojë”.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’i japim pakëz besim dhe disa instruksione se çka mund të bëjë ndryshe për ta përmirësuar veten”, ka deklaruar Rafa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!